Wed, Nov 27, 2024

EMRI/ Ra aksidentalisht nga kati i dytë i resortit, 19-vjeçari nga Lushnja kishte shkuar për të punuar në Ksamil

  • PublishedAugust 9, 2023

19-vjeçari i cili ra aksidentalisht nga kati i dytë i resortit në Ksamil, kishte shkuar atje për të punuar.

Mësohet se i riu Anduel Hoxha, nga qyteti i Lushnjes, rreth orës 03:00 ka rënë aksidentalisht nga ballkoni i katit të dytë i resortit.

Gazetarja Shpresa Dine raporton për se fillimisht ai është transportuar në spitalin e Sarandës, e më pas është nisur drejt Traumës në Tiranë.

Mjekët kanë bërë me dije se si pasojë e rënies, ai ka pësuar frakturë vertebrale.

 

AlbaniaWeb.net