Tragjike në Fushë Arrëz, 6-vjeçari mbytet në një rezervuar, po mblidhte manaferra me prindërit
Një ngjarje ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fushë Arrëz. Mësohet se në rezervuarin e fshatit Iballë, ku 6-vjeçari me iniciale O.K, ka rrëshqitur në rezervuar teksa po mblidhte manaferra bashkë me prindërit.
Përpjekjet e familjarëve të tij për ta shpëtuar duke i dhënë ndihmën e parë kanë dështuar dhe për pasojë fëmija ka humbur jetën.
Policia mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe po punon për të zbardhur rrethanat e ngjarjes së rëndë.
Njoftimi i policisë:
Fushë Arrëz/Informacion paraprak
Rreth orës 21:25, në sallën operative të stacionit të Policisë Fushë Arrëz, ka mbërritur një telefonatë se një i mitur i moshës 6 vjeç, dyshohet se aksidentalisht ka rrëshkitur në rezervuarin e Iballës, Fushë Arrëz.
I mituri është nxjerrë nga uji nga familjarët dhe i është dhënë ndihma e parë, por nuk ka arritur të mbijetojë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.