Wed, Nov 27, 2024

Ndezi zjarr dhe aksidentalisht dogji një sipërfaqe kullote, procedohet 69-vjeçari në Gjirokastër, dyshohet se…

  • PublishedAugust 10, 2023

Një 69-vjeçar i cili ndezi zjarr dhe për pasojë flakët dogjën një sipërfaqe kullote është duke u proceduar në gjendje të lirë nga Policia e Gjirokastrës.

Sipas informacionit të policisë, i moshuari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i policisë:

Gjirokastër/ Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban arrestuan në flagrancë shtetasin G. G., 33 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. P., 69 vjeç (shtetas me probleme të shëndetit mendor), banues në Gjirokastër, pasi ka ndezur zjarr në vendin e quajtur “Kthesa e fshatit Mashkullorë”, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe kullotë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

AlbaniaWeb.net