Wed, Nov 27, 2024

Sekuestrimi i inceneratorit të Tiranës nga SPAK, emërohet administratori i shtetit. Arjan Baçi: Bashkitë e qarkut janë debitore, kemi dërguar shkresë për…

  • PublishedAugust 10, 2023

Pas vendimit për sekuestrimin e pronave përfshi dhe projektin e inceneratorit të Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirit, impianti i mbetjeve tashmë administrohet nga Agjencia e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, në Ministrinë e Brendshme

Në një prononcim për median administratori Arjan Baçi tha se bashkitë e qarkut të Tiranës janë debitore dhe u ka dërguar shkresat ku i kërkon që të zbatojnë kontratën pasi nëse nuk do të ndodhte do të sillte kaos në mbledhjen e mbetjeve urbane

“Gjykata ka vendosur që për menaxhimin e kësaj shoqërie të merret shoqëria e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe administrator jam zgjedhur unë nën varësin e ministrisë së Brendshme. Puna po vazhdon normalisht, po ndiqen të gjitha kontratat dhe po shihen prapambetjet që të bëhet trajtimi i mbetjeve urbane të Tiranës. Një nga problematikat është parë që bashkitë e Tiranës janë debitorë në këtë kompani dhe jemi duke dërguar shkresa për ti vënë para përgjegjësisë, pasi moszbatimi i tyre do të sillte një kaos për mbetjet”, u shpreh ai.

()

AlbaniaWeb.net