Wed, Nov 27, 2024

News24 tek inceneratori i Tiranës, gazetari jep detaje: Kamionët vijojnë të depozitojnë mbetjet

  • PublishedAugust 10, 2023

Në një komunikim të drejtpërdrejtë për News24, gazetari Igli Çelmeta ka raportuar për situatën rreth inceneratorit të Tiranës, i cili u sekuestrua nga SPAK.

Ai raportoi se kamionët vijojnë të depozitojnë mbetjet te inceneratori i Tiranës, edhe pas sekuestrimit nga Prokuroria e Posaçme.

“Që prej datës 1 gusht, SPAK i bëri kërkesë Gjykatës së Posaçme për sekuestrimin e inceneratoririn e Tiranës. Pas inceneratorit fshihen Zoto dhe Mërtiri. Sipas ligjit inceneratori është nën administrim të Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara. Kjo e fundit është në varësi të Ministrisë së Brendshme, sipas Arjan Baçit, puna është duke vijuar. Nga pamjet me dron u zbulua se që vijon puna vetëm në pjesën e landfillit, ku bëhet depozitimi dhe diferencimi i mbetjeve”, raportoi Çelmeta.

()

AlbaniaWeb.net