Zyrtare, jo vetëm Sommer, Interi afron një tjetër portier
Interi ka konfirmuar zyrtarisht nënshkrimin e portierit Emil Audero nga skuadra e Serie B, Sampdoria në një marrëveshje fillestare huazimi me të drejtën për ta bërë transferimin e përhershëm në një datë të mëvonshme.
“Gardiani” 26-vjeçar mbërriti pasditen e së enjtes për testet mjekësore me zikaltërit përpara se të shoqërohej në selinë e klubit për firmën dhe zyrtarizimin.
Pas ardhjes së Yann Sommer nga Borussia Moenchengladbach, Interi ka sjellë dy portierë të rinj këtë verë, pasi më herët ka përshëndetur Andre Onanën dhe Samir Handanovicin.
Audero i bashkohet nënkampionëve të Europës pas një sezoni testimi me ekipin nga Genoa, skuadër kjo që ra nga kategoria.
Ai e filloi karrierën e tij profesionale me Juventusin, duke iu bashkuar akademisë së të rinjve të klubit në moshën 11-vjeçare në 2008. Audero do të bënte një paraqitje fantastike për ekipin e parë të bardhezinjve, në ndeshjen e fundit të Serie A të sezonit 2016-17, në moshën 20-vjeçare.
Më pas, lojtari kaloi te Venezia në formë huazimi për sezonin 2017-18, duke arritur në 38 paraqitje. Audero iu bashkua Sampdorias në një marrëveshje fillestare huazimi vitin tjetër, me klubin që ushtroi opsionin për të blerë kartonin për 20 milionë euro në shkurt 2019.
Benvenuto ????????#ForzaInter #WelcomeEmil
— Inter (@Inter) August 10, 2023
()