Vrau gruan dhe më pas veten/ “Më mirë të flije me një burrë se me të”, vëllezërit e autorit: Të gjithë do të ishin çmendur me atë femër
Zbardhen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë që tronditi pak ditë më parë në Maliq, ku Luiza Mullalli u vra nga bashkëshorti i saj, me të cilin ishin në proces ndarjeje, Gjergji Mullalli.
Dy vëllezërit e Gjergjit, në një intervistë për emisionin ‘Uniko’ treguan mbi konfliktet e vjetra të çiftit. Ata thanë se Luiza nuk e respektonte vëllain e tyre, madje as 3 fëmijët.
“Vëllai nuk ka shkuar mirë me kunatën. Unë jam vëllai më i madh. Në 91-in punova në Greqi për një kohë shumtë të gjatë. Kur kthehem në shtëpi, se isha i martuar që asokohe. Babain e kemi respektuar shumë. Më tha; ti do rrish pranë familjes, do të shkojë Gjergji. I dhashë adresën dhe fotografinë e familjes në Greqi që e priti dhe e punësoi. Për këtë martesë ndërhyri vjehrri im, për martesën e vëllait. Më pas ikën në Greqi të dy pasi u martuan. Aty punuan për shumë vite. Nusja punonte në lokal në ditë të caktuara. Ata nuk shkonin mirë, se unë i pashë. Nuk bisedonin për problemet familjare.
Ne shqiptarët e kemi që shtëpinë e mbajmë shumë, por mos t’i rëndojmë se kanë ikur të dy. Ata u kthyen, por erdhën bosh, pa një lekë. I ka sjellë motra ime me lekët e saj, pa asnjë pasuri u kthyen. Erdhën këtu dhe u vendosën te shtëpia e vjetër e babait, aty janë larg 50 metra nga njëra-tjetra. Pasi shkuan te noterja, se babai i dha disa lekë. Kur kërkoi ish-kunata ime mbrojtje nga vëllai im, nisi të përçante dhe fëmijët. Para se të ndodhte tragjedia, kam shkuar bashkë me motrën time te avokati, dhe donim që ata të bënin divorcin. Gjergji me mua nuk takohej për arsye se i thoja; çdo gjë ta gëzosh, por mos i lër prindërit rrugës. I thoja gruas time; më mirë të flesh me një burrë se me këtë. Se si e mbante nuse vëllai im se di. Ajo u kacafyt me vëllain. Nusja e vëllait vuante nga depresionin psikotik dhe vazhdonte të kurohej. Po ta shihje ti se ku rrinte Gjergji, do çmendeshe”, tha vëllai më i madh i familjes.
Ndërkohë, vëllai tjetër shtoi se; “Mund të parandalohej si ngjarje. Para shumë vitesh, i kërkuam babait të vajzës, që të vinte të bisedonte. Përgjigja e parë e babait të saj; vajza ka 3 fëmijë, mua mos më thërrisni më. Babain e kemi të moshuar dhe na bie ne barra. Që nga Amerika e mora vëllain e madh në telefon dhe i thashë; meqë ti ke hyrë mblesë, thuaj ta sheshojnë muhabetin. Ajo nuk e dëgjonte fare të shoqin, ikte psh në Greqi dhe s’e pyeste. Këto konflikte kanë nisur pas 2 fëmijëve të parë. Kunata ka ardhur nga Greqia në Shqipëri për të martuar vëllanë e saj dhe unë e shoqërova. Por ajo atë ditë bëri një skenë, gjoja u sëmurë. Unë me vëllanë kam shkuar shumë. Ata më kanë bërë një puc. Se di pse e bëri këtë gjë. I thashë mos i lër të punojnë në rrobaqepësi, pasi kisha të njohur atje dhe e di se ça bënin. Nuk flisja prej 3 vitesh me të. Ai nuk i kërkonte dot llogari fëmijëve. Erdha për të zgjidhur problemin se pse ai nuk jetonte në shtëpinë e tij. Gjergjin e kam takuar që ditën e parë që erdha nga Amerika, por ai nuk pranoi që të fliste. Shkak është bërë një gjoja incizim që mbesa kishte bërë që unë i kisha sharë si familje. Të gjithë do të ishin çmendur me atë grua.”.
()