Wed, Nov 27, 2024

Mbi 121 mijë euro nga Bari në Durrës, lihet në burg pronari i autobusit ku u gjetën paratë e padeklaruara

  • PublishedAugust 11, 2023

Lihet në burg pronari i autobusit ku u gjetën mbi 121 mijë euro të padeklaruara në Portin e Durrësit.

Gazetarja Klodjana Haxhiaj raportoi për “” se gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për 44-vjeçarin Leonard Nikolli.

Në hetim në gjendje të lirë është dhe shoferi i autobusit E. S., 34 vjeç.

121 680 euro ishin fshehur në tavanin e autobusit, me qëllim mosdeklarimin konform ligjit, por policia falë informacioneve ka arritur të zbulojë shumën e konsiderueshme të parave.

AlbaniaWeb.net