Wed, Nov 27, 2024

“Gjykata në Vjenë i ka refuzuar azilin politik Mirel Mërtirit, qeveria po i bën gati pasaportën për në Zimbabve”

  • PublishedAugust 11, 2023

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë të ditur sot se gjykata e Vjenës i ka refuzuar kërkesën për azil politik Mirel Mërtirit.

Deklaratën, Berisha e bëri gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, teksa tha se qeveria shqipare po i bën Mërtirit një pasaportë për të shkuar në Zimbabve.

“Sekreti që mban qeveria Mirel Mërtiri që ndodhet në Vjenë dhe ka kërkuar azil politik ka kaluar gjykimin në gjykatën e shkallës së parë në Vjenë. Gjykata ka refuzuar azilin politik. Qeveria po i përgatit pasaportën atij në mënyrë që ai t’ia mbathë atje ku janë një pjesë e mirë e parave në Zimbabve. Janë informacione të sigurta”, tha Berisha.

AlbaniaWeb.net