Wed, Nov 27, 2024

Nga votëbesimi, kandidati për Kukësin dhe kreu i grupit parlamentar, Berisha: Ende nuk kemi emër, por…

  • PublishedAugust 11, 2023

Sali Berisha gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët, deklaroi se grupi i tij do të ketë kandidat për bashkinë Kukës, pas dekretimit të datës së re të zgjedhjeve më 24 shtator, por ende nuk e kanë zgjedhur emrin.

Ndërkohë i pyetur nëse do të kenë kryetar grupi parlamentar, Berisha u përgjigj pozitivisht, por edhe në këtë rast nuk dha emër. Sakaq, ai tha se pas mbledhjes së Kryesisë, do të vendoset dhe një datë për referendum për votëbesimin për emrin e tij.

“Ne do kemi kandidatin, por ende nuk e kemi përcaktuar se kush është.  Nuk votëbesohem në Kuvend, por në Referendum. Nuk ka datë por do të vendoset pasi të diskutojmë. Duhet të mblidhet Kryesia dhe të përcaktojë axhendën. Votëbesimi është i pashmangshëm.

PD do të ketë grupi e saj parlamentar, cilat do të jenë modalitetet, do jenë dhe deputetët që do të përcaktojnë, por do ketë grupin e vet parlamentar”, tha Berisha.

 

AlbaniaWeb.net