Blerje rekord, Bayern “vesh me ar” Harry Kane, zbulohen detajet e transferimit, ja kur pritet të prezantohet “bomberi” anglez
Harry Kane thotë “Po”. Më në fund, pas shumë negociatash, Harry Kane ka “fluturuar” këtë të premte drejtë Mynihut për t’iu nënshtruar fillimisht testeve mjekësore dhe për të firmosur më pas kontratën e tij me Bayern. Kane do të firmos një kontratë 4-vjeçare, deri në 2027, nga ku do të përfitojë 20 milionë euro në sezon. Me 280 gola në 435 ndeshje, Harry Kane largohet nga ishulli, nga Tottenham si golashënuesi më i mirë në historinë e “gjelave”, por për fat të keq largohet me xhepat bosh, pa asnjë trofe.
Në momentin e hedhjes së firmës, Kane do të shndërrohet në lojtarin më të shtrenjtë në historinë e Bayern Munich, afro 120 milionë euro i kushtojë Bayern Munich kartoni i kapitenit të Anglisë, 100 milionë euro kesh, plus 20 milionë euro të tjera të lidhura me paraqitjet e tij. Harry Kanë mund të prezantohet përpara publikut në “Allianz Arena” gjatë finales së SuperKupës së Gjermanisë kundër Leipzig, në program më 12 gusht. Në fakt, gjatë mëngjesit pati një alarm fals, me Kane që po hezitonte për të udhëtuar drejtë Mynihut pasi nuk kishte marrë ende dritën jeshile nga klubi i Tottenham, kaq mjaftoi që mediat të aludoni skenarë të ndryshëm.
()