Shtohen thashethemet për një largim të mundshëm, Zaniolo nuk ftohet për ndeshjen e parë të kampionatit turk
Nesër fillon zyrtarisht kampionati për Galatasaray. Kampionët në fuqi të Turqisë janë të angazhuar në ndeshjen jashtë fushe ndaj Kayserispor dhe në listën e lojtarëve të thirrur nga trajneri Okan Buruk, bie në sy një mungesë e dukshme. Bëhet fjalë për mesfushorin e njohur, Nicolò Zaniolo.
Në qendër të thashethemeve të tregut të transferimeve, ku shumë skuadra do donin të kishin shërbimet e tij, ish-lojtari i Romës mund të largohet nga Turqia këtë verë, vetëm disa muaj pas mbërritjes së tij në Stamboll.
Zaniolo u impenjua në 10 ndeshje dhe ia doli të shënojë 5 gola. Sesi do shkojnë gjërat në këto ditë merkato-je, mbetet të shihet.
✈️ M.H. Kayserispor maçı kamp kadromuz ???? #KYSvGS pic.twitter.com/vHjoUldt7N
— Galatasaray SK (@GalatasaraySK) August 11, 2023
()