Jashtë projektit të Allegrit, Leonardo Bonucci i zemëruar me Juventusin, bën veprimin e papritur në rrjetet sociale
Vazhdon tensioni te Juventusi me Leonardo Bonuccin. Mbrojtësi i Juventusit, pasi klubi e ka informuar tashmë se nuk është pjesë e planeve për sezonin e ardhshëm dhe se është jashtë skuadrës, e hoqi “Zonjën e Vjetër” nga biografia e tij në Instagram, një shenjë e qartë kjo për shkëputjen e marrëdhënieve me skuadrën.
36-vjeçari është një nga të preferuarit e tifozëve dhe kanë qenë pikërisht këta të fundit që kanë dalë kundër largimit të Bonnucit. Lojtari ka luajtur 16 ndeshje në edicionin e kaluar me Juventusin.
()