“Të ndalet puna e guroreve, po dëmtohen Bjeshkët”, banorët e Fierzës protestë, bllokojnë aksin Fierzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri
Banorët e njësisë Administrative Fierzë në Tropojë janë ngritur sërish në protestë duke bllokuar edhe aksin nacional Firzë-Sheshi Trageteve-Bajram Curri. Bllokimi i rrugës ka ardhur për shkak të kërkesave të banorëve që kanë ndaj institucioneve për të bllokuar punën në guroret dhe ndalimin e ndërtimit të një fabrike bitumi që po ndërtohet anës këtij aksi.
Banorët kanë ngritur pretendimet se këto subjekte po shkatërrojnë habitatin natyrorë të Bjeshkëve, turizmin malorë, ndotjen e ujit të pijshëm dhe vështirësojnë jetesën e tyre. Kjo protestë pason një sërë protestash të tjera që kanë bërë banorët, deri më tani zëri i tyre nuk është dëgjuar. Ata pretendojnë se aktiviteti i guroreve dhe fabrikës së bitumit nuk kanë asnjë dokumentacion ligjorë.
Bllokimi i rrugës ka sjellë radhë automjetesh, të bllokuar kanë ngelur edhe punonjësit e Hecit të Fierzës, të cilët po udhëtonin në këtë aks nga Bajram Curri në Fierzë.
()