Wed, Nov 27, 2024

‘Mollë sherri’ një vajzë, zbardhen detaje nga konflikti me thika në Tiranë, autori kishte pak ditë që kishte ardhur nga Italia

  • PublishedAugust 14, 2023

Zbardhen detaje në lidhje me plagosjen e dy vëllezërve në Tiranë. bën me dije se ‘mollë sherri’ është bërë një vajzë. Pas hekurave përfundoi 35-vjeçari Gert Latifi, banues në Lushnjë.

I riu pas një konflikti për motive të dobëta, në rrugën “Thoma Koxhaj”, ka goditur me mjet prerës shtetasit Reset Abazaj, 26 vjeç dhe Viliardo Abazaj, 31 vjeç (vëllezër), të dy banues në Tiranë, dhe më pas është larguar.
Autori raportohet se ishte kthyer pak kohë më parë nga Italia, ku jetonte me bashkëshorten dhe fëmijët.

Sherri mes të rinjve, sipas deklarimeve të tyre, kishte nisur për ngacmimin e një vajze, tre vite më parë. Mbrëmjen e djeshme, 35-vjeçari komunikoi me dy vëllezërit dhe la takim për t’u sqaruar. Konflikti mes tyre fillimisht nisi me fjalë, u pasua me sharje dhe përplasje fizike dhe më pas ‘plasi’ thika. Ndërkohë, arrestimi i tij u bë në një hotel në Lushnjë, ku iu gjet një sasi kokaine.
()

AlbaniaWeb.net