FOTO/ Në kërkim të një “bomberi”, Broja i ofrohet Milanit, por “djallin” e tremb gjendja fizike
Chelsea startoi sezonin e ri pa Brojën në skuadër, trajneri Pochettino nuk e përfshiu për sfidën kundër Liverpool, detaj që shton edhe më shumë zërat që flasin për një largim të mundshëm nga Londra. Sigurisht, Broja nuk është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi i pësuar, por ky fakt nuk e largon nga merkato, përkundrazi, emri i tij vijon të jetë prezent jo vetëm në Premier League ku e kërkojnë ekipe si West Ham dhe Brighton, por emri i “bomberit” kuqezi del në skenë edhe në Serie A.
Sipas La Gazzetta dello Sport: Broja shihet edhe një herë si opsion për Milanin. Kuqezinjtë mbeten në kërkim të një zëvendësuesi për Oliver Giroud, për momentin në tavolinë janë vetëm dy emra, Ekitike i PSG, me këtë të fundit që është nxjerr në shitje, dhe Broja i Chelsea-t. Në fakt, Milani dhe Chelsea kanë një marrëdhënie të shkëlqyer ndërmjet tyre, ketë e vërtetuar edhe këtë verë ku nga Londra erdhën dy lojtarë si Pulisic dhe Loftus Cheek. Gjithnjë sipas La Gazzetta dello Sport:
Broja i është ofruar Milanit në formë huazimi, pasi blutë nuk dëshirojnë të heqin dorë nga një lojtar i akademisë i cili është nën kontratë deri në 2028. I vetmi detaj që step Piolin dhe stafin e tij është gjendja e Brojës, me sulmuesi shqiptar që vjen pas një dëmtimi të rëndë, ku dhjetorin e shkuar këputi ligamentet e gjurit. Kjo nuk është hera e parë që emri i Brojës lidhet me një kalim te Milan, edhe verën e shkuar ishim në një situatë të ngjashme.
()