Ministri Balla takim me ambasadorin e Turqisë: Bashkëpunim mes dy vendeve për luftën e përbashkët kundër krimit
Ministri i Brendshëm Taulant Balla zhvilloi sot një takim me Ambasadorin e Turqisë në Tiranë, Tayyar Kagan Atay.
Gjatë takimit ministri Balla dhe ambasadori Atay biseduam mbi forcimin e bashkëpunimit mes agjensive ligjzbatuese të Shqipërisë dhe Turqisë në luftën e përbashkët kundër trafiqeve të paligjshme dhe formave të ndryshme të krimit, duke vënë theksin tek rritja e efiçencës së hetimeve të përbashkëta.
Me Ambasadorin e Turqisë Tayyar Kagan Atay biseduam sot mbi forcimin e bashkëpunimit mes agjensive ligjzbatuese të dy vendeve tona në luftën e përbashkët kundër trafiqeve të paligjshme dhe formave të ndryshme të krimit.
Gjatë takimit Balla dhe ambasadori Atay e vëndosën theksin tek rritja e efiçencës së hetimeve të përbashkëta.
()