Sun, Nov 24, 2024

Detaje të reja nga vrasja e 51-vjeçarit shqiptar në Greqi, mediat greke: Viktima dhe autori ishin shokë

  • PublishedAugust 14, 2023

I dyshuari për vrasjen e Alekandër Zakës në ishullin grek të Salaminës raportohet se është një shtetas shqiptar.

Sipas mediave greke, viktima dhe autori ishin shokë me njëri-tjetrin, ndërsa mësohet se i dyshuari rezulton me precedent penalë për drogë dhe vjedhje. Ai është “zhdukur” prej ditës së shtunë, kur ndodhi edhe vrasja.

Gre

“Një ditë para krimit në shtëpi ndodheshin dy shqiptarët dhe një shtetas grek. Gjatë mbrëmjes shtetasi grek është larguar nga banesa dhe në shtëpi kanë qëndruar viktima dhe autori i dyshuar. Ky i fundit do të flinte në banesën e 51-vjeçrit. Por kur shtetasi grek është kthyer të nesërmen, ai e ka gjetur viktimën të ulur në një karrige i qëlluar me plumb në pjesën e pasme të kokës. Ndërkohë shqiptar rezulton i zhdukur dhe autoritetet jane vendosur në kërkim të tij”, thanë burimet për median greke.

()

AlbaniaWeb.net