Emri/ U punësua në “shtëpinë e barit” për 2 mijë paundë, përfundon në pranga 33-vjeçari shqiptar në Angli
Një shtetas shqiptar ka përfunduar në pranga pasi është kapur duke u kujdesur për disa bimë kanabisi brenda një banese në Hull të Anglisë.
Mësohet se 33-vjeçari, Paulin Kqira ishte punësuar nga një person i paidentifikuar për t’u kujdesur për disa bimë kanabisi kundrejt një pagese prej 2 mijë paundësh britanikë.
Sipas mediave angleze, 33-vjeçari nga Shqipëria u gjet brenda banesës, ku ndodheshin dhjetëra rrënjë kanabisi, mjete për rritjen e bimëve narkotike dhe lëndë narkotike gati për shitje.
Kqira, i cili kishte mbërritur në Britani në mënyrë ilegale, pohoi se ai u përfshi në këtë veprimtari pasi një person i panjohur e kishte takuar jashtë një lokali në Angli.
Sakaq, drejtësia britanike vendosi që Kqira të dënohet me 16 muaj burg dhe më pas të kthehet në Shqipëri përfundimisht.
“AlbaniaWeb.net”