Sun, Nov 24, 2024

Në burg për blerje votash, nis protesta në Himarë për lirimin e Fredi Belerit

  • PublishedAugust 14, 2023

Është zhvilluar sot protesta e paralajmëruar në Himarë për lirimin e kryebashkiakut të zgjedhur, Fredi Beleri. Me pankarta në duar, qytetarët kanë protestuar kundër arrestimit të Belerit.

Protesta është organizuar me iniciativën e shoqatës “OMONOIA”. Ylli Manjani, pjesë e kësaj proteste u shpreh se Beleri po mbahet në burg pa të drejtë.

“Këtu nuk është çështja e Fredi Belerit, por çështje te drejtësisë”, ka thënë Manjani.

Gjithashtu një qytetar teksa foli për mikrofonin e “News24”, u shpreh se kjo është një protestë paqësore dhe kërkojnë që të lirohet Fredi Beleri pasi sipas tyre u zgjodh nga vetë qytetarët.

“Qëllimi i kësaj proteste është lirimi i Fredi Belerit, kryetari i zgjedhur duhet të lirohet dhe të bëjë betimin. Ne jemi në protestë paqësore dhe kërkojmë drejtësi, nuk kemi asnjë problem tjetër”, ka thënë një qytetar pjesë e kësaj proteste.

Pjesë e këtij tubimi pritet të jetë edhe kreu i Bashkisë së Athinës, Kostas Bakoyannis.

AlbaniaWeb.net