Mon, Nov 25, 2024

Nga Giorgia Meloni, Ivanka Trump te Tony Blair, Shqipëria dyndet me vizita VIP/ Erl Murati: Marketing për turizmin në Shqipëri

  • PublishedAugust 14, 2023

Kryeredaktori i ‘Gazeta Shqiptare’, Erl Murati i ftuar në rubrikën “Opinion” në News24, foli për sezonin veror dhe vizitat VIP nga personalitete të botës së politikës dhe artit në Shqipëri.

Murati u shpreh se vizitat VIP janë PR (marketing) i mirë për Shqipërinë, teksa u ndal te ardhja e kryeministres italiane Giorgia Meloni, e cila ka mbërritur pak minuta më parë në Portin e Vlorës. Sakaq ai tha se rritja e numrit të turistëve i dedikohet edhe shqiptarëve, të cilët largohen jashtë vendit si dhe portretizimit nga mediat e huaja, si vend ekzotik, që shkakton kureshtje për të na vizituar.

“Ardhja e Giorgia Melonit është një vizatë joformale. Unë dyshoj nëse Meloni do kalojë pushimet në Shqipëri, edhe pse po viziton vendin tonë. Nuk besoj se do qëndrojë më shumë se një natë në Shqipëri. Unë besoj se do qëndrojë në Dhërmi, pasi kështu ka deklaruar edhe Rama më herët.

Fakti që kemi një numër të lartë turistësh, i dedikohet vendit për bukurinë e saj natyrore. Vetëm nga Italia kanë ardhur rreth 500 mijë turistë në vend. Po bëhet PR i mirë. Kemi shqiptarë që largohen dhe të huaj që vijnë në vendin tonë për pushime. Shifrat e turizmit global janë përherë në rritje, sipas raporteve të OKB-së. Imazhi i Shqipërisë po përmirësohet dhe shqiptarët janë mësuar të përshtaten shpejt në vendet ku ata emigrojnë. Edhe ky është një marketing i mirë për Shqipërinë.

Turistët e huaj në Shqipëri i tërheq fakti që është diçka e re dhe e paprovuar, pasi edhe mediat e huaja na kanë portretizuar si një vend ekzotik.

Shqipëria këtë verë është vizituar edhe nga Tony Blair. Ai është një nga miqtë e Shqipërisë dhe ka një panteon nderi. Për sa i përket marrëdhënieve me kryeministrin, kanë dhe marrëdhënie biznesi, përveç asaj së miqësisë. Ardhja e tij padyshim që është e gjë e mirë”, u shpreh Erl Murati.

()

AlbaniaWeb.net