Mon, Nov 25, 2024

Oferta e Milanit për Armando Brojën, Çelsi merr vendimin për sulmuesin shqiptar

  • PublishedAugust 14, 2023

Mediat italiane sot “vlonin” nga lajmet për një interesim të Milanit për sulmuesin e kombëtares shqiptare, Armando Broja. Të gjitha gazetat kryesore në vend theksonin se kuqezinjtë po bënin gati një ofertë për të marrë në huazim sulmuesin kueqezi i cili shihet si një bast i sigurt për të ardhmen.

Broja kthehet nga një dëmtim i gjatë dhe nuk ka luajtur ende në këtë sezon, qoftë edhe në fazën përgatitore, pasi Poçetino nuk e mori me vete në turneun në SHBA. Shumëkush mendon se kthimi i tij në fushë nuk do të jetë edhe aq i thjeshtë dhe lojtari shqiptar do ta ketë të vështirë të rrëmbejë përsëri fanellën e titullarit nga Xhekson.

Por ndryshe nga sa mendohet, Çelsi vazhdon të besojë te sulmuesi shqiptar. Mediat pranë klubit londinez kanë bërë të ditur se përgjigja ndaj interesimit të Milanit ka qenë negative, ashtu siç ka qenë disa herë ndaj ofertave të Uest Hem për të firmosur me sulmuesin. Gazetari i njohur britanik, Nazar Kinsella, ka treguar për “Evening Standard” se blutë janë gati të presin kthimin e Brojës, pasi e shohin atë si një alternativë për rolin e qendërsulmuesit dhe kanë ndërtuar skuadrën me idenë që do ta kenë në përbërjen e tyre.

Tërheqja nga gara për Vlahoviç e përforcon më shumë këtë ide dhe bën të qartë se për Brojën do të ketë minuta te Çelsi sapo Poçetino dhe stafi i tij të vlerësojnë se ai është gati për t’u kthyer në fushën e lojës./ Panoramasport

AlbaniaWeb.net