Mon, Nov 25, 2024

Protesta në Himarë/ “Beleri i doli përpara bandës qeverisëse”, Ivi Kaso: Burgosja e tij, për të fshehur grabitjen e pronave në bregdet

  • PublishedAugust 14, 2023

Sekretari për çështjet zgjedhore në PD e Sali Berishës ka folur sot gjatë protestës që mbahet për lirimin e Fredi Belerit nga qelia.

Kaso ka deklaruar nga Himara se Partia Demokratike mbështet zgedhjen e Belerit si kryetar i bashkisë së Himarës, ndërsa shtoi se ky i fundit ndodhet sot në burg “si një njeri që i doli përpara një bande hajdutësh që ka marrë peng Shqipërinë”.

Ai shtoi se burgosja e Belerit është bërë që të mos dalë në dritë “grabitja monstruoze” e pronave në bregdet që i përkasin këtij komuniteti.

“Si Partia Demokratike mbështesim zgjedhjen e Fredi Belerit si kryetar i bashkisë së Himarës. Fredi Beleri sot ndodhet në burg si një njeri që i doli përpara një bande hajdutësh që ka marrë peng Shqipërinë dhe bën sikur e qeveris. Është turp që sot në mes të Europës të kemi një të burgosur politik. Kjo bëhet që të mos dalë grabitja monstruoze e pronave në bregdet që i përkasin këtij komuniteti.

Arrestimi i një kryebashkiaku të zgjedhur me votën e lirë dy ditë para zgjedhjeve nuk është normale. Janë veprimet e një regjimi që ka humbur lidhjen me realitetin dhe që i shkurton ditë pas dite ekzistencën vetes”, u shpreh ai.

AlbaniaWeb.net