Mon, Nov 25, 2024

Tubimi për lirimin e Belerit/ Mediat greke raportuan se policia shqiptare tentoi të anulonte protestën, publikohet leja

  • PublishedAugust 14, 2023

Mediat greke raportuan se policia shqiptare ka tentuar të pengojë zhvillimin e protestës së paralajmëruar në Himarë, për lirimin e Fredi Belerit.

Në lejen e siguruar shihet qartë se nuk ka pasur një gjë të tillë, por theksohet se janë marrë masa për garantimin e zhvillimit të një tubimi normal dhe pa cënuar Sigurinë Kombëtare dhe atë publike.

Gjithashtu kërkohet që nga ana e organizatorëve të respektohet edhe afati i zhvilluar i protestës që është caktuar nga ora 18:00 deri në 20:00.

“Protesta në Himarë në mbështetje të Fredi Belerit ka tërhequr vëmendjen e mediave greke. Media greke ‘SKY’, në një artikull shkruan se policia shqiptare ka tentuar të anulojë protestën për Fredi Belerin”, tha më herët gazetarja Ira Londo.

  • foto galeri

AlbaniaWeb.net