Wed, Nov 27, 2024

Ishin gjatë natës në të njëjtin lokal, por u zunë në hyrje të fshatit, si ndodhi vrasja e të riut në Shupenzë

  • PublishedAugust 15, 2023

Zbardhen detaje nga krimi që tronditi mbrëmë Bulqizën, ku humbi jetën një 26-vjeçar. Ngjarja ndodhi në Shupenzë.

Gazetari Enver Doçi raportoi në një lidhje live për News24 se autori i dyshuar, Dorjan Dema ishte në një lokal deri vonë me viktimën, 26-vjeçarin Dritan Manjanin dhe më vonë janë zënë në hyrje të fshatit Shupenzë, ku ka ndodhur krimi.

Nuk dihen arsyet që çuan 30-vjeçarin që të godiste të riun me kaçavidë.

AlbaniaWeb.net