Thu, Nov 28, 2024

“Më masakruan”, Mancini sulmon presidentin e FIGC: Më shkarkoi stafin. Arabia Saudite?

  • PublishedAugust 15, 2023

Roberto Mancini, dy ditë pasi tronditi futbollin italian, është “zbërthyer” thuajse në të gjithë mediat, këtë herë duke lëshuar akuza të forta dhe të drejtpërdrejta ndaj presidentit të Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina. Sipas Mancinit largimi i tij nuk ka lidhje me ofertat marramendëse nga Arabia Saudite:

La Gazzetta
La Gazzetta

“Jam përpjekur t’i paraqes Gravina-s arsyet e mia, i kërkova të kisha qetësi në punën time, ai nuk arriti të ma garantojë, për këtë arsye paraqita dorëheqjen. Nuk bëra asgjë për tu masakruar”, u shpreh Mancini duke zbuluar më pas detaje të tjera: “Ku është parë ndonjë herë që presidenti i federatës të shkarkojë të gjithë stafin e trajnerit? Ka prej një viti që po e bën diçka të tillë. I pata thënë që këtë nuk mund ta bëjë, por ai luajti me faktin që një pjesë e tyre ishin në skadencë të kontratës. Nuk ka asnjë lidhje me Buffon, nuk kam asgjë kundër tij, përkundrazi kam shumë respekt. Edhe çështja e Bonuccit është një sajesë. Kam qenë gjithnjë korrekt”, theksoi Mancini, duke u ndalur në fund te zërat që flasim për një kalim të tij në Arabinë Saudite:

271940565 Roberto Mancini 2szazcdt0xfe
271940565 Roberto Mancini 2szazcdt0xfe

“Nuk e mohoj se ka interesim nga ana e tyre. Gjithsesi, këto janë dy situata të ndryshme, largimi im dhe ofertat. Për momentin nuk dua të mendoj për këtë, thjesht me erdhi shumë keq për gjërat e shëmtuara që kam lexuar këto ditë”, u shpreh Mancini.

Corriere
Corriere

Në Itali mediat janë të sigurta për pasuesin e tij, stolin e përfaqësueses “azzurre” pritet ta marrë Luciano Spalletti, e duan drejtuesit e Federatës, por edhe tifozët. Pavarësisht këtij fakti, Napoli vijon të jetë pengesë, pasi sipas Corriere dello Spor: De Laurentiis kërkon 2,8 milionë euro për ta lënë të lirë.

()

AlbaniaWeb.net