500 mijë euro për një story, avion privat, vilë luksoze dhe thyerje të ligjeve arabe, njihuni me ofertën marramendëse të Al Hilal që bindi Neymar
Neymar mund të konsiderohet pa frikë sheiku më i ri në Arabinë Saudite. Sulmuesi brazilian kaloi me sukses testet mjekësore ndërsa në ditët në vijim pritet të bëhet zyrtare transferimi i tij tek Al Hilal. Klubi saudit investoi një shifër rekord për të siguruar kartonin e Neymar, 100 milionë euro, për momentin ky është transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit arab. 6 vite më parë Neymar u transferua nga Barcelona për te PSG për 220 milionë euro, transferimi më i shtrenjtë në historinë e futbollit, rekord që mbetet ende në fuqi. Nuk është ende e qartë paga që Neymar do të përfitojë tek Al Hilal, për momentit flitet për një shifër të frikshme, 300-400 milionë euro për dy vite, jo vetëm kaq, por në kontratën e tij përfshihen edhe disa bonuse luksi.
Ashtu si Ronaldo, edhe Neymar do të lejohet të jetojë bashkë me të dashurën e tij Bruna Biancardi, çifti nuk janë të celebruar(në Arabinë Saudite kjo është e ndalur, por me sa duket jo për të gjithë). Neymar do të jetojë në një vilë super luksoze, me personel në dispozicion, shume dhoma, por mbi të gjitha një avion privat në dispozicion. Në paketën e shpërblimeve ekstra, Neymar do të marrë 80 mijë euro premio për çdo ndeshje që do të luajë ndërsa do të paguhet gjysmë milioni euro për çdo postim, apo story ku promovon Arabinë Saudite. Mbase Neymar ëndërronte që pas PSG të rikthehej edhe një herë te Barcelona, por kjo ofertë është e parezistueshme.
()