Pse është e Rëndësishme Ruajtja e Ekuilibrit Hormonal tek Meshkujt?
Hormone të caktuara mund të ndikojnë në pamjen dhe energjinë tuaj.
Edhe pse një numër hormonesh mund të ndikojnë në shëndetin e meshkujve, tre prej tyre janë më të rëndësishmet për ta.
Sipas ekspertëve të shëndetit ato janë: testosteroni, hormoni i rritjes dhe kortizoli.
AgroWeb.org ju njeh mëposhtë me rolin e tyre në organizëm dhe rëndësinë që kanë për shëndetin e meshkujve.
Testosteroni
Sasia e lartë e testosteronit është përgjegjëse për zhvillimin e karakteristikave fizike si mjekra, zëri i trashë e masa muskulare, por jo vetëm.
Nivelet e testosteronit tek meshkujt bien me rreth 1% çdo vit pas moshës 30 vjeç.
Por rezultatet nga studimet e fundit, sugjeruan se nivelet e testosteronit bien jo vetëm si pasojë e moshës, por edhe si pasojë e mënyrës së jetesës.
Për shembull, mungesa e gjumit dhe mënyra e të ushqyerit mund të ndikojnë në prodhimin e këtij hormoni.
Konsumi i lartë i karbohidrateve mund të shkaktojë një rritje të insulinës, e cila më pas ka një ndikim negativ si tek testosteroni ashtu edhe tek hormoni i rritjes, thonë studuesit.
Për shkak të mënyrës së jetesës, autorët e studimit zbuluan se meshkujt që në moshë shumë të re, po përjetojnë ulje të niveleve të testosteronit.
Hormoni i rritjes
Hormoni i rritjes siç e tregon edhe vetë emri, është përgjegjës për rritjen fizike. Sa më të larta të jenë nivelet e tij para përfundmit të pubertetit, aq më i gjatë do të jeni.
Ashtu si testosteroni, edhe nivelet e këtij hormoni ulen me kalimin e moshes.
Hormoni i rritjes gjithashtu ndikon në rritjen e niveleve të testosteronit.
Nëse i nënshtroheni trajtimit për të rritur nivelet e hormonit të rritjes, ka të ngjarë të zbuloni se edhe testosteroni do të rritet.
Disa efekte anësore që lidhen me hormonin e rritjes, mund të përfshijnë rritjen e presionit të gjakut dhe rritjen e sheqerit në gjak.
Kortizoli
Nëse punoni me orë të gjata, jeni të shqetësuar për çështje personale dhe nuk jetoni shëndetshëm, mund të keni nivele të larta të kortizolit.
Sa më i lartë të jetë niveli kortizolit në trup, aq më i ulët do të jetë niveli i hormonit të rritjes, shpjegojnë ekspertët.
Ju gjithashtu mund të shtoni peshë, sidomos në zonën e barkut.
Yndyra e tepërt në këtë pjesë të trupit është ndër llojet më të pashëndetshme të yndyrës në trup, sepse lidhet me sëmundjet e zemrës, diabetin dhe disa lloje të kancerit.
Përveç kësaj, sa më pak të flini, aq më i lartë do të jetë niveli i kortizolit. Dhe sa më shumë të flini, aq më i ulët do të jetë ai.
Prandaj këshillohet që burrat të jenë të kujdesshëm në lidhje me gjumin, për të mbajtur këto hormone në ekuilibër./AgroWeb.org