Wed, Nov 27, 2024

Zbuten tensionet, Mbappe fal deri në 150 milionë euro për të zbritur në fushë me PSG-në

  • PublishedAugust 15, 2023

“Telenovela Mbappe” vazhdon me një kapitull të ri. Pas rikthimit në dinamikën e ekipit të parë, pas një takimi ku klubi dhe lojtari afruan pozicionet, në rendin e ditës është rinovimi i mundshëm i francezit.

PSG dëshiron të rinovojë kontratën e Mbappe dhe të shmangë në çdo mënyrë të mundshme që sulmuesi të largohet falas, pa lënë asnjë para në arkën e klubit parizien. Madje, nga Franca avancuan me lajmin se Kylian mund të marrë në konsideratë zgjatjen e kontratës së tij.

Pavarësisht kësaj, “L’Equipe” thekson se në takimin mes futbollistit dhe klubit nuk është menduar asnjëherë rinovimi i kontratës dhe Kylian Mbappé vazhdon të mbajë qëndrimin e tij për mos zgjatje të marrëveshjes deri në vitin 2025.

Sipas informacioneve të gazetës franceze, ylli francez mund të falë disa para si gjest mirënjohjeje për rikthimin në radhët e ekipit të parë parizien. Vlerësohet se shuma që Mbappe do të falë nënkupton rreth 100-150 milionë euro për PSG.

Një gjest që “L’Équipe” e përshkruan si një “sakrificë personale”. Por nga ana tjetër, ylli francez do të kthehej titullar në fushë, me dëshirën për të mbyllur aventurën pariziene në mënyrën më të mirë të mundshme, jo vetëm me gola, por edhe me trofe të tjerë. Kjo edhe për të qëndruar në formën më të mirë për ekipin kombëtar.

()

AlbaniaWeb.net