Wed, Nov 27, 2024

Plagosi me thikë efektivin e policisë në Pilur, arrestohet nga FNSH autori 60-vjeçar

  • PublishedAugust 16, 2023

Kapet disa orë pas ngjarjes autori i plagosjes së efektivit të policisë së Lukovës. Lajmi konfirmohet për “” nga gazetarja Klodiana Lala.

Efektivi ka mbetur i plagosur rëndë mbrëmjen e të martës teksa ndërhyri për të shuar sherrin mes dy personave në zonën e Pilurit.

Policia njoftoi zyrtarisht se rreth orës 23:00 të së martës, te kthesa e fshatit Pilur, disa shtetas po konfliktoheshin fizikisht me njëri-tjetrin.

Në momentin që po ndodhte konflikti, punonjësi i Policisë R. Ç., 28 vjeç, me detyrë inspektor i Policisë së zonës Lukovë, jashtë orarit të shërbimit ishte duke kaluar në rrugë dhe kur ka parë personat që po konfliktoheshin ka ndërhyrë menjëherë për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit.

Gjatë përpjekjes për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, njëri prej tyre, shtetasi Theodhori Mërkuri, 60 vjeç, nga fshati Pilur, e ka goditur me mjet prerës thikë dhe për pasojë punonjësi i Policisë është në gjendje kritike për jetën.

Shtetasi Theodhori Mërkuri pasi ka goditur punonjësin e Policisë është larguar menjëherë duke përfituar nga errësira.
Në ndjekje të tij janë vënë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, grupe të FNSH dhe të forcave operacionale të DVP Vlorë.

Në orët e para të mëngjesit pas disa orësh operacion, 60-vjeçari u arrestua nga forcat e FNSH-së.

Ndërkohë është ngritur grupi hetimor dhe vijon punën për dokumentimin ligjor të kësaj ngjarjeje.

AlbaniaWeb.net