Kapuça, dorashka dhe lidhëse plastike për duart! Policia arreston bandën që po tentonte grabitjen e banesës së yllit të PSG-së
Ylli përfaqësues së Gjermanisë, Julian Draksler, i ka shpëtuar natën e të hënës një grabitje në shtëpinë e tij, pasi policia ka arrestuar bandën që do të tentonte t’i hynte në banesë, duke i kapur para aktit.
Mediat franceze bëjnë të ditur se policia ishte lajmëruar për një makinë të dyshimte që po monitoronte shtëpinë e lojtarit të PSG dhe kishte vënë nën survejim zonën. Në natën mes të hënës dhe të martës, ajo ka ndërhyrë duke bllokuar në kohë grabitësit, para se të shpërthenin në shtëpinë e lojtarit.
Dy persona u arrestuan në makinën e dyshimtë teksa iu gjetën aty dorashka, kapuça dhe lidhëse plastike për duart. Më pas, në një makinë tjetër u arrestuan 5 persona të tjerë me të njëjtat pajisje që shërbenin për bastisjen e shtëpisë së Draksler. Të shtatë personat, të moshave nga 17 në 21 vjeç, ishin emra të njohur për forcat e rendit.
Kjo ngjarje vjen pak kohë pasi portieri i PSG-së, Xhanluixhi Donaruma, ishe viktimë e një grabitje në shtëpi ku hajdutët e lidhën dhe e goditën në sytë e të dashurës së tij, Alesia Elefante, ndërsa morën nga banesa sende me vlerë dhe një shumë të konsiderueshme parash./ Panoramasport