Wed, Nov 27, 2024

“Mund të jem unë”, moderatorja e njohur e Top Channel sapo na zbuloi programin e sezonit të ri?

  • PublishedAugust 16, 2023

“Pushime op Top”, dalëngadalë po shkon drejt fundit dhe Lei Kraja, me sa duket ka në plan të nisë një rrugë tjetër në karrierën e saj. Pas aventurave të nxehta me programin e verës në Top Channel, Lei ka në plan të sfidojë veten në një fushë të re.

Në “Dancing With the Stars”?

Në një intervistë pasditen e sotme me Deborah Keçin, Lei i kërkoi asaj të rrëfente më shumë për përvojën në DWTS. Mes të tjerash, Deborah tha se do të kishte dashur ta merrte pak më lehtë, ta shijonte më shumë dhe të bënte përformanca më të bukura.

E pyetur se kush e meritonte me të vërtetë fitoren, Deborah tha se “pa dyshim, duhet ta fitonte Elhaida, sepse dallonte nga të gjithë të tjerët”.

Ndërsa pyetjes se kush është një personazh i denjë për të qenë në DWTS2, ajo tha: “Ja një si ty për shembull…” duke iu drejtuar Leit. “Ok, mund të jem unë”, – tha ajo me të qeshur duke ngritur kështu dyshimet për pjesëmarrjen në edicionin e dytë të DWTS.