Wed, Nov 27, 2024

Drejtonte automjetin nën efektin e lëndëve narkotike, pranga shoferit në Tiranë

  • PublishedAugust 16, 2023

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas me iniciale E. B., pasi është kapur duke drejtuar automjetin nën efektin e lëndëve narkotike.

Uniformat blu bëjnë me dije se shkon në 28 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Policia Rrugore vijon kontrollet e dedikuara, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të rregullave të qarkullimit që janë rrezik potencial për përfshirje në ngjarje rrugore.

Si rezultat i kontrolleve të dedikuara, është arrestuar në flagrancë një shtetas që drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

Shkon në 28 numri i drejtuesve të automjeteve që kanë rezultuar në efektin e drogave, pas testimit me aparatin AquilaScan, gjatë këtij viti.

Shërbimet e Policisë Rrugore, në vijim të kontrolleve për evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të automjeteve që shkelin rregullat e qarkullimit rrugor dhe drejtojnë automjetet, në mënyrë të parregullt, arrestuan në flagrancë shtetasin E. B.

Ky shtetas u ndalua për kontroll pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar automjetin, në mënyrë të parregullt. Pas testimit me aparatin AquilaScan, rezultoi se shtetasi E. B. drejtonte automjetin, në efektin e lëndëve narkotike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

AlbaniaWeb.net