Mbappe zbret në fushë dhe shënon nga penalltia, por nuk mjafton për fitoren
Paris Saint Germain i Luis Enrique ka marrë një tjetër barazim në kampionatin francez pas barazimit pa gola të regjistruar në javën e parë kundër Lorient.
Në javën e dytë, kampionët në fuqi të Francës kanë barazuar 1-1 në transfertë me ekipin e Toulouse. Një rezultat befasues ky për parisienët që dukej se i kishin siguruar tri pikët falë penalltisë të fituar dhe të realizuar nga Mbappe në minutën e 62-të, 11 minuta pas futjes së tij në fushë.
Megjithatë, kur kishin mbetur edhe pesë minuta nga fundi i kohës së rregullt, Hakimi ka shkaktuar një faull në zonën e rreptësisë dhe arbitri ka akorduar penallti për vendasit. Te pika e bardhë është paraqitur Aboukhlal, i cili nuk ka gabuar dhe ka fiksuar shifrat në 1-1.
()