Meloni pagoi faturën e turistëve në Berat, shpërthen ish-senatori italian: Rama të na dëmshpërblejë vjedhjet e 20 viteve
Vendimi i kryeministres italiane, Giorgia Meloni për të paguar faturën e disa turistëve që kishin ikur pa paguar në Berat, vijon të ngjallë polemika në Itali. Ai që ka tërhequr më së shumti vëmendje së fundmi është një deklaratë e ish-senatorit të PD, Tommaso Cerno që tashmë drejton gazetën “L’Identita”.
I ftuar në kanalin italian Tg4 ai e ka deklaruar se gjesti i Melonit është i pavend, por ai ka shpërthyer ndaj kryeministrit Rama duke kërkuar që edhe Shqipëria të dëmshpërblejë vjedhjet që shqiptarët kanë bërë në shtëpitë e italianëve. Nëse do të ndodhte kjo sipas tij, do të falimentonte shteti shqiptar.
“E rëndësishme është që kryeministri Rama t’i thotë tani ambasadorit të tij të dëmshpërblejë edhe Italinë për 20 vitet e vjedhjeve,” – tha ai ndër të tjera. Kjo deklaratë ka shkaktuar edhe reagimin e këngëtarit Ermal Meta, dy herë fitues i Sanremos.
“I dashur Tommaso, me sa duket antenat e drejtuara nga Perëndimi, (drejtimi i vetëm i mundshëm) i kanë mësuar disa njerëz të jenë të pandershëm. Vendet e zakonshme shpesh maskohen, por sapo kalon një situatë dhe ngrysin vetullat reagojnë veten për atë që janë. Që janë të vegjël. Dhe më vjen keq sepse mendoj se jeni një njeri shumë inteligjent” – shkroi Meta.