Wed, Nov 27, 2024

“Pasiguri, të qara, dhimbje fizike…”, Xhensila Myrtezaj rrëfen periudhën e saj të shtatzanisë!

  • PublishedAugust 22, 2023

Xhensila Myrtezaj është një këngëtare shumë e pëlqyer nga publiku dhe këngët e saj numërojnë miliona klikime vetëm pak ditë pas publikimit.

Para pak javësh, vogëlushja e Xhensila Myrtezaj dhe Bes Kallakut, Ajka festoi ditëlindjen e saj dhe me anë të një video-urimi me disa momente shumë të ëmbla të familjes, krahas artistja e ka uruar me fjalët më të bukura. Mirëpo, surpriza më e bukur për Ajkën dhe të gjithë ndjekësit ishte një moment shumë i shkurtër i video-s së plotë ku shfaqet Besi dhe vogëlushja teksa i puthin barkun Xhensilës duke i konfirmuar kështu zërat se bukuroshja është sërish shtatzanë.

Këngëtarja ka vendosur që këtë rrugëtim ta ndajë me ndjekësit e saj në rrjete sociale, ndërsa së fundmi ka postuar në një video ku ushtrohet për ta mbajtur trupin në formë dhe për ta patur sa më të lehtë shtatzëninë. Gjithashtu ka shkruar disa këshilla për të gjitha ndjekëset e saj që gjithashtu po kalojnë periudhën e bukur të shtatzanisë.

Për të gjitha mikeshat virtuale që ndodhen në të njëjtat kushte të bekuara, por edhe të shoqëruara me dhimbje muskujsh, shtim në peshë (gjë që është normale) sugjeroj të bëni aktivitetin tuaj normal në sport, vrap, yoga, kërcim dhe shumë ecje. I gjithë sekreti qëndron tek sensi i masës. Secili nga ne ka një ritëm jete të ndryshëm. Mundohuni brenda asaj që ju përballoni, ta ndihmoni veten me pak aktivitete fizike. Kjo është eksperienca personale që dua ta ndaj me ju. Por këshilloj të konsultoheni me specialistin (mjekun) pasi shtatzënitë nuk janë të njëjta.

Në vazhdim dua që të bashkëudhëtojmë në mënyrën se si unë kam gjetur veten për të qenë e qetë e për ta shijuar më shumë bekimin e shtatzënisë. Një udhëtim plot me emocione hormonale të ndryshme, pasiguri, të qara, dhimbje fizike, lumturi, përmbushje…

“Pasiguri, të qara, dhimbje fizike…”, Xhensila Myrtezaj