Rrufeja shkakton zjarr në Kishagji të Pukës, një tjetër vatër dhe në fshatin Buzhalë, zjarrfikësit në terren
Dy vatra zjarri aktive në sipërfaqet pyjore të Pukës. Zjarret janë shfaqur në pyjet pranë fshatit Kishagji dhe në pyjet e Buzhalës.
Zjarri pranë fshatit Kishagji u shkaktua nga shkarkimet atmosferike gjatë mbrëmjes së kaluar, ndërsa në Buzhalë nuk dihen arsyet ende.
Gazetari Armir Mehaj raportoi për “” se zjarri në Kishagji të Pukës rrezikoi fshatin dhe ish-magazinat e rezervave të shtetit, por aktualisht është vënë nën kontroll.
Në Buzhalë vijon puna për shuarjen e flakëve në pyje dhe nuk ka rrezik për banesat. Të angazhuar në shuarjeve e flakëve janë shërbimi zjarrfikës, ai pyjor dhe punonjësit e shërbimeve të bashkisë.