Sat, Nov 23, 2024

Rusia hakmerret ndaj Ukrainës, bombardon një kopsht fëmijësh në Kherson, 6 të plagosur

  • PublishedAugust 23, 2023

Rusia është hakmarrë ndaj Ukrainës pas sulmit me dron në Moskë dhe Belogodor, ku humbën jetën tre persona.

Kievi ka bërë me dije se gjashtë persona u plagosën pasi forcat ruse hodhën bomba të drejtuara në një kopsht fëmijësh dhe një ndërtesë banimi në Kherson. Si pasojë e granatimeve shpërtheu një zjarr, por u shua shpejt nga zjarrfikësit.

Pesë nga të plagosurit kanë marrë trajtim mjekësor në vendngjarje, ndërsa një 22-vjeçar është dërguar në spital.

()

AlbaniaWeb.net