Fri, Nov 22, 2024

Shumë e nevojshme, por aspak premtuese

  • PublishedAugust 23, 2023

Në muajin qershor, hapi thirrjen për punonjës socialë në qendrat shëndetësore (shih Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, 2023). Aktualisht, numri i punonjësve socialë në sektorin publik, si për shembull bashki, shkolla, spitale, apo , vlerësohet të jetë 727 (raportim i Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale), dhe ky numër pritet të rritet. Thirrja për punonjës socialë (si dhe ë, por këtu do të ndalemi vetëm tek ) në qendrat shëndetësore pritet të sjellë një valë të re ndryshimesh—jo vetëm për punonjësit socialë, por edhe për komunitetet ku do të veprojnë punonjësit socialë. Nevojat janë jashtëzakonisht të mëdha—varfëria dhe pabarazia janë thelluar, shërbimet sociale janë të pamjaftueshme e në disa zona mungojnë plotësisht, dhe shumë shërbime nuk janë të aksesueshme për personat me aftësi të kufizuara. Edhe pse problemet e shëndetit mendor—si ankthi, depresioni, dhe stresi post-traumatik—janë rritur, shërbimet mungojnë. Lista është shumë më e gjatë se kaq.

Punonjësit socialë që ne kemi takuar në bashki të ndryshme në vend kanë argumentuar se sistemi i ofrimit të shërbimeve sociale duhet të reformohet, dhe eksperienca e krijuar gjatë pandemisë duhet të përkthehet në politika dhe programe konkrete, si për shembull të ofrohen shërbime në shtëpi për të moshuarit e vetmuar apo shërbime që adresojnë probleme të shëndetit mendor. Idetë për zhvillimin e shërbimeve të reja janë të shumta, dhe bashkëpunimi i punonjësve socialë me profesionistë të tjerë në strukturat publike shëndetësore ka shumë potencial. Bashkëpunimi mund të çojë në plot ide për të përmirësuar mirëqenien në komunitet—gjë që lidhet ngushtësisht me misionin e profesionit të punës sociale.

Megjithatë, ne parashikojmë se rezultatet nuk do të jenë dhe aq premtuese: Punonjësit socialë do të popullojnë qendrat shëndetësore, por nuk do të mund të përmbushin misionin e tyre. Me fjalë të tjera, punonjësit socialë do të jenë të pafuqishëm të nxisin ndryshim—të advokojnë për shërbime shëndetësore cilësore; të ngrenë zërin për probleme të tilla si pagesat nën dorë, mungesa e ilaçeve, radhat e gjata të pritjes; apo të marrin pjesë në hartimin e politikave të reja të kujdesit social dhe shëndetësor. Në një skenar që duket i njohur për shumë prej nesh, punonjësit socialë—nën kërcënimin për të mbajtur vendin e punës—do të përdoren si armatë gjatë fushatave elektorale.

Ky parashikim i yni vjen nga intervista të thelluara që kemi realizuar së fundmi me punonjës socialë, kryesisht pjesë e sektorit publik. Pjesa më e madhe e problemeve që hasin punonjësit socialë lidhet ngushtësisht me cilësinë e dobët të qeverisjes në vend dhe rëndësinë që (nuk) u kushtohet punonjësve socialë brenda institucioneve. Nëse problemet nuk diskutohen gjerësisht—dhe më e rëndësishmja nuk adresohen—shanset janë që punonjësit socialë, të cilët do të jenë pjesë e qendrave shëndetësore, do të kenë të njëjtin fat me punonjësit socialë në sektorë të tjerë publikë. Pas shumë pak vitesh—ose edhe muajsh—punonjësit socialë në qendrat shëndetësore do të flasin pak rreth ideve inovative dhe shumë rreth pengesave e zhgënjimeve.

Çfarë dimë rreth problemeve që hasin punonjësit socialë në sektorin publik?

Mirëqenia sociale nuk është në listën e prioriteteve të qeverisë qendrore dhe vendore. Rëndësia që (nuk) i kushtohet mirëqenies sociale del në pah në buxhetet që alokohen dhe fushat ku realizohen investimet. Për shembull, qendrore përcakton standardet që duhet të plotësojnë qendrat rezidenciale për të moshuarit por nuk alokon asnjë burim financiar, ose mbështet deinstitucionalizimin por nuk e shoqëron këtë me burime për ta realizuar në praktikë. Bashkitë ndërtojnë e rindërtojnë të njëjtën rrugë disa herë. Por— ndërkohë që kjo ndodh— drejtuesit nuk e shohin si përgjegjësi të tyre ngritjen e shërbimeve për viktimat e dhunës në familje apo përshtatjen e rrugëve për personat me aftësi të kufizuara. Investimi tek kapitali njerëzor shpesh shihet si barrë apo edhe si filantropi.

Shpenzimet për mbrojtjen sociale ne Shqipëri janë ndër më të ultat në Europë. Në vitin 2022, shpenzimet për mbrojtjen sociale përbënin 9.6% të prodhimit të brendshëm bruto, ndërkohë që mesatarja në vendet e BE-së për vitin 2021 ishte 20.5% (Ymeri, 2023). Buxheti që qeveria qendrore alokon për mbrojtjen sociale dominohet nga pagesat në lekë. Sa përqind e buxhetit të shtetit shpenzohet për shërbimet sociale? Vetëm 0.15%. Po, vetëm 0.15%, dhe përqindja ka ardhur duke u ulur—nga 0.32% në vitin 2016 në 0.15% në vitin 2022. Përqindja ka ardhur duke u rritur për bashkitë—nga 0.7% në vitin 2016 në 1.8% në vitin 2022—megjithatë, kjo rritje është përqëndruar vetëm në disa bashki (Ymeri, 2023). Në një nga vizitat tona të fundit në një prej bashkive në vend, stafi i bashkisë ngriti duart dhe tha se ka 0 buxhet për planin social. Por burimet e bashkisë nuk ishin të pakta. Nuk ishte çështje buxheti sesa prioriteti.

Shërbimet sociale janë të paqëndrueshme dhe nuk marrin në konsideratë kompleksitetin e nevojave. Numri i shërbimeve sociale që ofrohen në disa bashki në vend është rritur, por kjo ka ardhur, kryesisht, si pasojë e investimeve të organizatave ndërkombëtare. Shërbimet që ofrohen nga vetë bashkitë janë afatshkurtra dhe nuk marrin në konsideratë kompleksitetin e nevojave. Për shembull, për të ndihmuar viktimat e dhunës në familje të dalin nga cikli i dhunës, duhet që të ofrohet një paketë shërbimesh, dhe këtu bëhet fjalë për shërbime ligjore, ekonomike, sociale, shëndetësore, dhe psikologjike. Aktualisht, bashkitë ofrojnë shumë pak shërbime e në disa raste aspak. Bonusi i qirasë për shembull—edhe kur ofrohet—zgjat për një periudhë të shkurtër, duke bërë që viktimat e dhunës t’i rikthehen situatave të mëparshme, duke vënë jetën e tyre në rrezik. Nëse do të kishte shërbime dhe mbështetje të mjaftueshme për viktimat e dhunës në familje, do të shmangnim ngjarjet që na trondisin të gjithëve kur publikohen në media apo i dëgjojmë në lagjet tona.

Vendimmarrja politike është e mbyllur. Një shqetësim në rritje i punonjësve socialë është që vendimmarrja politike është kufizuar tek një grup i vogël, duke bërë që zërat ndryshe të mos dëgjohen. Perceptimi në komunitetin e punonjësve socialë është që vendimmarrësit mbajnë pranë vetes organizata të shoqërisë civile që, siç tha një prej pjesëmarrëseve në studim, i vijnë “pas fijes gjërave që shteti do të bëjë.” Ndërkohë që centralizimi i pushtetit është thelluar, gjë e cila ka dalë në pah nga një numër studimesh dhe analizash (shih për shembull Bogdani, 2022; Erebara, 2023; Freedom House, 2020; Gjoka, 2022; Korçari, 2021), punonjësit socialë janë të shqetësuar se politikat sociale nuk i përgjigjen nevojave që identifikojnë në terren. Vetë punonjësit socialë që kishin marrë pjesë në konsultime publike i cilësuan ato si “fasadë” apo konsultime “për efekt numrash.”

Mungon transparenca dhe mekanizmat e llogaridhënies nuk funksionojnë. Trumbetimi i arritjeve të qeverisë është bërë refren i ditës. Zyrtarët flasin për përmirësim numrash apo rritje përqindjesh. Fotot dhe përshkrimet në median sociale krijojnë idenë për një Shqipëri tjetër, e ndryshme nga ajo që njeh në terren. Si profesioniste, ne duam të dimë nëse ndryshon jeta e personave që përfitojnë nga programet sociale. A dalin nga varfëria? A fitojnë pavarësi? A janë jashtë rrezikut për jetën? Si duhet të përshtaten programet sociale për të sjellë ndryshim real? Zhvillimi i programeve sociale duhet të mbështetet tek evidenca shkencore dhe jo kredot apo manifestimet politike. Po bëhet e zakonshme tanimë që studimet, të cilat nxjerrin në pah probleme, të injorohen nga zyrtarët. Apo zyrtarët nuk kursehen të “sulmojnë” punën e studiuesve kur nuk u pëlqejnë rezultatet. Institucionet qeveritare synojnë t’i japin llogari Komisionit Europian, duke lënë pas dore votuesit. Në një nga ndërveprimet e fundit me zyrtarë në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale—ku diskutonim për përjashtimin social—u tronditëm kur kuptuam se shqetësimi kryesor i tyre ishte se çfarë do të raportonin në Bruksel.

Sektori social ndikohet fort nga politika. Nuk është ngjarje e veçantë që drejtuesit e institucioneve të kujdesit social të jenë në këto pozicione për merita partiake—jo profesionale. Historitë që dëgjuam në terren rreth drejtuesve partiakë ishin të trishta. Drejtuesit nuk ngurronin të stigmatizonin punonjësit socialë dhe përfituesit e shërbimeve, dhe të ngjallnin ankth, frikë, dhe pasiguri në vendin e punës. Drejtuesit partiakë bëjnë shumë dëm, ashtu siç bën dëm edhe punësimi i profesionistëve të tjerë në pozicionet e punonjësve socialë apo punësimi i punonjësve socialë përmes lidhjeve politike—praktika që duket se janë ngulitur thellë, por që duhet të marrin fund. Probleme të tjera, siç do të shpjegojmë më poshtë, lidhen me vetë institucionet ku janë të punësuar punonjësit socialë.

Punonjësit socialë në sektorin publik ndihen dhe janë të nënvlerësuar. Nënvlerësimi i punonjësve socialë në sektorin publik del në pah në disa forma. Së pari, buxhetet e punonjësve socialë janë shumë të vogla. Së dyti, pagat e punonjësve socialë në sektorin publik janë dekurajuese. Së treti, punonjësit socialë përballen me qëndrime të diferencuara. Kjo doli në pah veçanërisht gjatë pandemisë. Edhe pse punonjësit socialë ishin në front të parë pune—dhe shpesh vunë jetën e tyre në rrezik—nuk përfituan nga bonusi i qeverisë. Apo, punonjësit socialë në shkolla shpesh kanë mungesa të materialeve të punës (apo edhe zyrave të punës!) apo vendosen në klasat e mësuesve që mungojnë.

Punonjësit socialë kanë pak liri për të vepruar. Kufizimi i lirisë lidhet me hapësirat e vogla që kanë punonjësit socialë për të sjellë ndryshimin që duan—për shembull të zgjerojnë programet e strehimit social apo të zhvillojnë programe të reja për të rinjtë në zonat rurale. Kjo nuk lidhet vetëm me buxhetet e pamjaftueshme, por edhe me klimën brenda institucioneve. Ne grumbulluam raste të punonjësve socialë në njësitë administrative që duhet të merrnin leje për të dalë në terren—për të bërë vlerësimin e familjeve në nevojë. Apo dëgjuam raste të punonjësve socialë që perceptoheshin vetëm si grumbullues të dhënash apo shpërndarës të ndihmës ekonomike. Po ashtu, u njohëm me histori të punonjësve socialë që kur ishin përpjekur të ngrinin shqetësime, kishin marrë përgjigje të tilla si “deri këtu e ke cakun” apo “nëse nuk të pëlqen, ik se sjellim dikë tjetër.”

Punonjësit socialë aspirojnë për një shoqëri ku të gjithë kanë mundësi të arrijnë potencialin e tyre. Punonjësit socialë ofrojnë shërbime sociale, por bëjnë më shumë se kaq—kërkojnë ndryshim në emër të grupeve me të cilat punojnë, mobilizojnë komunitetet, dhe influencojnë vendimmarrësit politikë për të hartuar politika që u përgjigjen nevojave lokale. Ajo që po vëzhgojmë në sektorin publik shqiptar është një tjetër model punonjësi social—një punonjës social i mbytur nga procedurat burokratike dhe që ka pak liri të veprojë e të sjellë ndryshim. Nëse ne nuk punojmë për të adresuar problemet strukturore, atëherë popullimi i qendrave shëndetësore me punonjës socialë nuk do të sjellë ndryshim të madh—të paktën për disa dekada të tjera. Si fillim, i sugjerojmë Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale të ndërmarrë një hap teknik dhe simbolik: Në faqen ku aplikojnë punonjësit socialë për pozicionet e hapura të shtojë ndërfaqen Punonjës Socialë—në mënyrë që profesionistët e punës sociale të aplikojnë si punonjës socialë dhe jo si psikologë.

 

Burimet

Bogdani, N. (2022, 12 Dhjetor). Advokimi dhe mjedisi ligjor ku veprojnë NGO-të u përkeqësuan në vitin 2021. Marrë nga https://www./2022/12/15/advokimi-dhe-mjedisi-ligjor-ku-veprojne-ngo-te-u-perkeqesuan-ne-vitin-2021/

Erebara, Gj. (2023, 5 Maj). mbetet e fundit në Ballkan për lirinë e shprehjes. Marrë nga https://www.reporter.al/2023/05/03/shqiperia-mbetet-e-fundit-ne-ballkan-per-lirine-e-shprehjes/

Freedom House. (2020). Nations in transit 2020: Dropping the democratic facade. Marrë nga https://freedomhouse.org/report/nations-transit/2020/dropping-democratic-facade

Gjoka, B. (2022, 21 Janar). Ekspertët ngrenë pikëpyetje mbi qëllimet e Ramës me “Këshillimin Kombëtar.” Marrë nga https://www.reporter.al/2022/01/21/ekspertet-ngrene-pikpyetje-mbi-qellimet-e-rames-me-keshillimin-kombetar/

Korçari, I. (2021). Democracy decline and shrinking civic space. Tirana, Albania: Institute for Democracy and Mediation.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. (2023, 26 qershor). Hapen aplikimet për punësimin e psikolog/punonjës social në qendrat shëndetësore. Marrë nga https://mjeke.shendetesia.gov.al/psikologe-punonjes-social-ne-qendra-shendetesore?vendi=5490

Ymeri, S. (2023). Public expenditure on social care services: Institutional and financing

mechanisms in the social protection sector at the central and local level, 2016-2022. Tirana, Albania: United Nations Development Programme.

 

Rreth autoreve

Marsela Dauti dhe Erika Bejko janë Lektore në Departamentin e Punës dhe Politikës Sociale në Universitetin e Tiranës.