Wed, Nov 27, 2024

Sinamati hoqi dorë nga zgjedhjet e pjesshme në Kukës, Tabaku: Lëvizje e zgjuar. Bashkëpunimi është hapi parë drejt reflektimit

  • PublishedAugust 23, 2023

Deputetja e PD Jorida Tabaku ka reaguar lidhur me dorëheqjen nga rikandidimi për Bashkinë e Kukësit të Admir Sinamatit.

“Akti i demokratit Admir Sinamati për të mos kandiduar dhe mbi të gjitha kërkesa e tij për një kandidat të përbashkët nga opozita është një lëvizje e zgjuar dhe e mençur. Zgjedhjet e 14 majit dëshmuan qartazi që ndarja dhe lufta e pakuptimtë brenda vetes duke mos u fokusuar tek fitorja qe një armë më shumë në duart e qeverisë”, thote Tabaku.

Sinamati kandidoi në zgjedhjet e 14 majit nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë”

Reagimi :

Akti i demokratit Admir Sinamati për të mos kandiduar dhe mbi të gjitha kërkesa e tij për një kandidat të përbashkët nga opozita është një lëvizje e zgjuar dhe e mençur. Zgjedhjet e 14 majit dëshmuan qartazi që ndarja dhe lufta e pakutimtë brenda vetes duke mos u fokusuar tek fitorja qe një armë më shumë në duart e qeverisë.

Partia Demokratike ka detyrë të shkojë në zgjedhjet e parakohshme në Kukës me një kandidat dinjitoz, me integritet të përbashkët për të gjithë opozitën. Përgjegjësia përpara shqiptarëve është shumë herë më e madhe se sa egoja e kujtdo. Gabimet e të djeshmes ku e njëjta ego ndëshkoi demokratët dhe shqiptarët me një humbje të pamerituar duke pasur parasysh situatën në vend.

Bashkëpunimi është hapi parë drejt reflektimit dhe realisht një ndryshimi që duhet ti hapë rrugë politikës në shërbim të qytetarit dhe jo politikës për interes personal.

()

 

AlbaniaWeb.net