Wed, Nov 27, 2024

Nafta në Shpirag/ “Kërkon të heqë vëmendjen nga koncesionet e mazhorancës”, deputeti i PD: Ka një listë non-gratash me emra nga mazhoranca

  • PublishedAugust 24, 2023

Deputeti i Partisë Demokratike Dashnor Sula përmes një komunikimi të drejtpërdrejtë në Neës24 ka folur në lidhje me zbulimin e naftës në Shpirag dhe deklaratat e Ramës.

Sula u shpreh se zbulimi i naftës do ishte një zhvillim shumë pozitiv për vendin, por ai shprehu dyshimet e tij duke thënë se vetë kompania SHELL nuk ka lëshuar asnjë deklaratë lidhur me Shpiragun.

Sipas tij situata e vështirë politike e mazhorancës dhe zhvillimet me koncesionin e sterilizimit mund të ketë bërë që këta të fundit të lajmërojnë se është gjetur një burim nafte.Sakaq, ai deklaroi më tej se flitet se do publikohet një listë e re me persona të shpallur non-grata në Shqipëri, ku në mesin e tyre janë edhe emra “të mëdhenj” nga mazhoranca.

“Në momentin që do kishim një rezultat definitiv do ishte një lajm jashtëzakonisht i mirë për vendin. Nga viti 2019 nuk ka pasur asnjë deklaratë nga SHELL për Shpiragun. Gjithsesi më bën të dyshoj se situata politike e mazhorancës ka bërë që mazhoranca të bëjë gjëra jashtë imagjinatës për të krijuar përshtypjen te qytetarët se situata është ndryshe.

Në këtë mënyrë ai thotë mos e çani kokën për 100 milionë euro që ikin me koncesionin e sterilizimit, pasi ka para këtu. Kjo më duket shumë fyese për qytetarët shqiptarë.

Nëse testimet do bëhen në tetor, përse e thonë që në gusht dhe nuk thuhet në tetor? Cila është arsyeja? Kjo është e dyshimtë sidomos kur kompania nuk ka një deklaratë zyrtare. Flitet për një listë non-gratash që ka emra të mëdhenj nga mazhoranca, ministra, etj. Shoh një vjeshtë shumë të nxehtë”, deklaroi ai.

AlbaniaWeb.net