“Të luajë, nuk ka çmim për të”, Deschamps përkëdhel Mbappe, por Ancelotti i mbyll derën: E sigurt 100%, nuk ka më afrime
Kylian Mbappe dhe e ardhmja e tij ka bërë bashkë këtë të enjte dy nga trajnerët më të mirë në botë, Didier Deschamps dhe Carlo Ancelotti, të dy janë pyetur në lidhje me situatën që po kalon sulmuesi francez. Trajneri i “gjelave”, në një intervistë për L’Equipe theksoi se për Kylian, të luajë nuk ka çmim: “Kam folur me kapitenin, është shumë mirë. Ai nuk është egoist, është vetëm ambicioz”, u shpreh Deschamps.
Në lidhje me të ardhmen e Kylian Mbappe është pyetur edhe Carlo Ancelotti, trajneri i Realit, duke mohuar në mënyrë kategorike se “gjeli” më i famshëm mund të transferohet në Madrid këtë verë: “Nuk do të ketë më afrime të reja, e përjashtojë 100%. Skuadra është e kompletuar”, u shpreh Ancelotti në konference për shtyp, në vigjilje të sfidës kundër Celta Vigo-s.
()