Wed, Nov 27, 2024

Rubiales “kryqëzohet” edhe nga FIFA, hap hetim për puthjen që i bëri futbollistet spanjolle

  • PublishedAugust 24, 2023

Komisioni Disiplinor i FIFA-s informoi Luis Rubiales, presidentin e Federatës Spanjolle të Futbollit, se po hap një dosje disiplinore kundër tij për ngjarjet që ndodhën gjatë finales së Kupës së Botës për Femra më 20 gusht 2023.

Faktet mund të përbëjnë shkelje të nenit 13, paragrafët 1 dhe 2 të Kodit Disiplinor të FIFA-s. Nenet e konsiderojnë të dënueshme shkeljen e rregullave bazë të sjelljes dinjitoze, fyerjen e një personi fizik ose juridik në çfarëdo mënyre, veçanërisht duke përdorur gjeste, shenja dhe gjuhë fyese.

Komiteti Disiplinor i FIFA-s do të japë informacion të mëtejshëm për këto procedura disiplinore vetëm pasi të ketë nxjerrë një vendim përfundimtar për këtë çështje.

FIFA përsërit angazhimin e saj të palëkundur për të respektuar integritetin e të gjithë njerëzve dhe dënon fuqishëm çdo sjellje në të kundërtën.

()

AlbaniaWeb.net