Wed, Nov 27, 2024

Çështja ‘Beleri”, Rama i prerë: Qëndrimi është i njëjtë. Drejtësia e re duhet të bëjë detyrën

  • PublishedAugust 25, 2023

Kryeministri Edi Rama në një konferencë për çështjen ‘Beleri’ dhe reagimet e qeverisë greke.

Rama u shpreh i prerë se qëndrimi i PS-së ka qenë është dhe do të mbetet i njëjti, teksa shtoi drejtësia e re duhet të bëjë detyrën.

Kujtojmë se kryetari i zgjedhur i bashkisë Himarë, Fredi Beleri, u arrestua 48 orë para zgjedhjeve lokale që u mbajtën më 14 maj, nën akuzën e blerës së votës. Në lidhje me arrestimin dhe mbajtjen e tij në paraburgim ka pasur reagime të shumta të qeverisë greke, e cila e ka cilësuar si të padrejtë dhe antidemokratike.

“Në këtë periudhë kemi pasur mesazhe të rëndësishme dhe shumë domethënëse nga sistemi i ri i drejtësisë. Gjë që unë e kam vlerësuar edhe përmes rrjeteve sociale. Nga ana tjetër e dini që keni pasur një situatë të inflamuar për shkak të problemit të drejtësisë me kryebashkiakun e zgjedhur në Himarë. Qëndrimi ynë ka qenë, është dhe do të jetë, që drejtësia e re duhet të bëjë detyrën e saj. Në këtë pikë asgjë nuk është më e rëndësishme se mbrojtja me njëjtën mënyrë të veprimtarisë së sistemit të drejtësisë. Kështu që asnjë lloj interference nga do që të vijë , nuk do gjejë jo përkrahjen , por as mbështetjen tonë. Ne nuk ndërhymë dhe nuk komentojmë vendimet e organeve të reja të drejtësisë si dhe nuk presim asgjë përveç zbatimit të ligjit. Të tjerët mund të thonë çfarë të duan”, u shpreh Rama.

AlbaniaWeb.net