Wed, Nov 27, 2024

Kreu i Policisë së Shtetit takim me drejtorin e ICITAP dhe INL, fokus i diskutimit bashkëpunimi i mëtejshëm mes palëve

  • PublishedAugust 25, 2023

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Muhamet Rrumbullaku priti në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, Drejtorin e ri të ICITAP-it,  Richard Deasy dhe Drejtorin e INL-së, z. John Kastning.

Fokusi i diskutimit me titullarët e Programit dhe Byrosë ishte progresimi i mëtejshëm i bashkëpunimit me Policinë e Shtetit, për hetime të përbashkëta, goditje të unifikuara kundër grupeve kriminale që merren me trafikimin e lëndëve narkotike, si dhe gjurmimin dhe sekuestrimin e aseteve me burim krimin.

Drejtori i Përgjithshëm çmoi bashkëpunimin e deritanishëm me ICITAP-in dhe me INL-në, për fusha me ekspertizë të lartë dhe me rëndësi për qytetarët, si dhe shprehu gatishmërinë e Policisë së Shtetit për të intensifikuar më tej bashkëpunimin kundër fenomeneve kriminale të organizuara dhe ndërkombëtare. Gjithashtu, Drejtori i Përgjithshëm kërkoi nga krerët e ICITAP dhe INL, asistencë dhe kontribut të mëtejshëm për implementimin e sistemit të menaxhimit të burimeve njerëzore (PRIMS).

Ndërkaq dhe titullarët e Programit dhe Byrosë vlerësuan profesionalitetin e treguar nga Policia e Shtetit shqiptar, si dhe ofruan asistencë në favor të qëllimeve të përbashkëta dhe për shkëmbimin e praktikave më të mira.

AlbaniaWeb.net