Thu, Nov 28, 2024

Dyshohet se janë helmuar nga ushqimi në anije, mbi 40 turistë përfundojnë në spitalin e Vlorës

  • PublishedAugust 25, 2023

41 persona, 7 prej të cilëve fëmijë, janë paraqitur në urgjencën e Vlorës pasditen e sotme me shenja intosikacioni nga ushqimi, kryesisht me kombësi polake.

Gazetari Enrik Mehmeti raporton për se ata kanë mbërritur në Vlorë rreth orës 10.00 ku kanë hipur në anijen Black Pearl dhe janë kthyer rreth orën 18.00 në Vlorë.

Menjëherë shumë prej tyre kanë paraqitur probleme shëndetësore me siptoma helmimi nga ushqimi ndërkohë që kanë marrë ndihmë mjekësore në urgjencën e spitalit. Ka nisur tashmë hetimi për të përcaktuar shkakun e helmimit nëse ka ardhur nga ushqimi i konsumuar në anije apo shkaqe të tjera

 

 

Njoftimi i policisë:

Vlorë/Informacion paraprak

Rreth orës 20:10, në spitalin e Vlorës, janë paraqitur për ndihmë mjekësore, me simptoma helmimi nga ushqimi, 41 shtetas polakë (turistë), të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Nga verifikimet paraprake rezulton se këta shtetas, gjatë ditës së sotme, kanë qenë me guidë, me anije turistike, në ishullin e Sazanit.

Grupi hetimor i ngritur për këtë rast, në bashkëpunim me specialistë të AKU-së dhe në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për përcaktimin e shkakut të helmimit të këtyre shtetasve.

 

AlbaniaWeb.net