Një yll i ri në Mynih, partnerja e portierit të Bayern merr vëmendjen nga tifozët bavarezë
Dëmtimi i Manuel Neuer dhe shitja e Yann Sommer tek Inter, solli izraelitin Daniel Peretz në radhët e Bayern Munchen, me gardianin që pret rastin e tij të luajë me gjigantët e Gjermanisë.
Një ëndërr e realizuar për Peretz, i cili bëri hapin gjigant, teksa nga Maccabi Tel Aviv kalon në një skuadër ku mund të fitojë gjithçka në karrierën e tij. Por së bashku me gardianin 23 vjeçar, në Mynih ka zbarkuar edhe e dashura e tij Noa Kirel.
Një këngëtare që ka afro dy milionë ndjekës në Instagram dhe përfundoi e treta në Eurovisionin e fundit. Ajo është mjaft e njohur në Izrael, por tashmë ka marrë vëmendjen edhe në Gjermani dhe jo vetëm, nisur nga tifozët e shumtë që ka Bayern Munchen në mbarë botën.
Në pak kohë, që nga momenti i transferimit të Peretz, Noa-s iu shtuan ndjekësit në rrjetet sociale më 150 mijë, duke marrë menjëherë vëmendjen si partnerja e portierit bavarez. Nuk dihet ende nëse këngëtarja izraelite do të jetojë në Mynih, por në këto ditë të parë ajo është parë duke shoqëruar partnerin edhe në tribunë.
()