Sherr në një lokal në Pogradec, goditi me grushte 29-vjeçarin, policia në kërkim të autorit
Një konflikt ka ndodhur në ambientet e një lokali në Pogradec. Mësohet se policia ka shpallur në kërkim 28-vjeçarin R.Y, banues në fshatin Gështenjas. I riu ka goditur me grushte një 29-vjeçar pas sherrit të ndodhur mes tyre.
Sakaq materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Reagimi:
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin R. Y., 28 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, në ambientin e një lokali, gjatë një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte një 29-vjeçar. Vijon puna për kapjen e shtetasit R. Y.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
()