Bayern Munich merr lajme të mira, Thomas Tuchel tashmë llogarit edhe dy liderët e skuadrës
Lajm i mirë për Bayern Munich, i cili ka “përqafuar” sërish Manuel Neuer. Portieri u kthye në stërvitje në fushë, duke përfunduar seancën me portierët e tjerë për herë të parë që nga aksidenti i tij në dhjetor, kur theu këmbën duke bërë ski.
Lajme inkurajuese edhe për Jamal Musiala. Mesfushori-sulmues ka përfunduar një seancë vrapimi në fushën stërvitore. Për momentin po punon veçmas grupit vetëm Raphael Guerreiro.
Ndërkohë, Jan-Christian Dreesen, CEO i Bayern Munich, foli në konferencën për shtyp gjatë prezantimit zyrtar të portierit të ri të bavarezëve, Peretz:
“Ne përjetuam një fund të dyfishtë të lumtur, si duke fituar dje, ashtu edhe duke nënshkruar me Daniel. Gjatë kërkimit në merkato ndryshuam kushtet, por Daniel është një portier që e kemi parë prej një kohe të gjatë. Ai luajti një Kampionat Evropian fantastik me U-21. Për ne është investim i të ardhmes.”
()