Wed, Nov 27, 2024

“Rama u dorëzua”, Genc Burimi për intervistën e kryeministrit në mediat greke: Tregoi se ligjin në Shqipëri e bën ai

  • PublishedAugust 28, 2023

Analisti Genc Burimi, ka komentuar këtë pasdite intervistën e fundit të Edi Ramës me gazetarin e medias së njohur greke, “Kathimerini”.

Duke folur për rubrikën Opinion në News24, Burimi u shpreh se Rama e kërkoi vetë këtë intervistë për të për dërguar një mesazh tek pala greke, por që sipas tij, gjërat nuk shkuan sipas parashikimeve të tij.

Burimi thotë se sa i takon çështjes Beleri, Rama rezistoi për 3 muaj, por dje u dorëzua.

Pjesë nga intervista:

Ishte intervistë e provokuar nga Rama, e kërkoi ai vetë, kishte një mesazh që donte t’u jepte grekëve por nuk e priste që do shkonte tek ajo pikë që ai u dorëzua në një farë mënyre sepse u thotë grekëve që ligji shqiptar nuk lejon tjetër gjë veçse skualifikimin e Belerit. Por Rama u premton në këtë intervistë që nuk do ta zbatojë ligjin dhe do bëjë një përjashtim që t’i mbahet statusi i tij deri në momentin e gjykimit.

Rama tregoi se ligjin e bën ai dhe kjo është zhgënjyese. Nëse Rama i hyri rrugës që ligji duhet të respektohet, atëherë nuk duhej ta bënte këtë përjashtim për Belerin.

Sa presion ka krijuar pala greke ndaj palës sonë?

Është një presion iu gjithanshëm që Rama nuk e priste, sepse mendonte që çështja e një kryebashkiaku do krijonte një farë “bëzi” mediatik në Greqi, por bëri llogari që do harrohej shpejt, por nuk ndodhi kështu. Arsyeja e dytë ishte se shpresonte se kishte një marrëdhënie tepër miqësore me Mitsotakis. Dhe së fundmi Rama mendoi se BE dhe ndërkombëtarët do të ndërhynin dhe nuk do të shkonte puna kaq larg, por i bëri hesapet shumë gabim.

Mund të arrestojë në Shqipëri drejtësia Tahirajt, mund të bëjë kthimin e Ahmetajt, por kur bëhet fjalë për të shkuar tek metri i fundit, drejtësia jonë ndalon.

Këtë tregoi dhe çështja Beleri. Rama bëri dhe një ‘mea culpa’ në këtë intervistë, kur tha se deklaroi gjëra për Belerin që nuk duhej t’i thonte. Fakti është që Rama i bëri presion drejtësisë, tre muaj rezistoi, por sot ai për mendimin tim ai u dorëzua.

 

AlbaniaWeb.net